55kW On Grid – i lidhur me rrjetin
Jane vendosur 95 panele me fuqi 585W
Nje inverter me fuqi 55kW
Energjia solare është burim i rinovueshëm dhe i pakufishëm, nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e burimeve të energjisë në Tokë. Kjo energji paraqet sasinë e energjisë e cila bartet me rrezet e Diellit edhe sic quhet eshte energji e gjelber.
Pozicioni gjeografik I Shqipërise ka një potencial të madh të rrezatimit diellor dhe si rrjedhoje kete rrezatim ne mundemi ta perthithim dhe ta transformojme ne energji elektrike. Transformimi I energjise solare ne energji elektrike realizohet nepermjet sistemeve photovoltaice
Konkretisht sistemi yne photovoltaic ka nje fuqi te instaluar prej 55kWp me nje prodhim vjetor te parashikuar prej 70 MWh/vit dhe me nje shmangie emetimesh karboni CO2 66 700 kg/vit.Fuqia e sistemit prej 55kWp realizohet me bashkimin e disa komponenteve te cilat jane:
Modulet photovoltaice, realizojne shkembimin e rrezatimit diellor ne energji elektrike, moduli I perdorur ne sistemin tone eshte me fuqi 585W dhe eficence 21,28%.
Inverteri realizon kthimin e energjise se prodhuar nga modulet ne energji te njejte me rrjetin elektrik dhe te perdorshme nga cdo paisje qe konsumon energji, ne rastin tone eshte perdorur inverter me fuqi 55kW me eficence 98.6%.Sistemi I montimit realizohet nepermjet sistemit D-Dome I cili mundeson perdorim me te madh te siperfaqes se obiekteve me taraca betoni dhe eshte me efikasi per kete project.