AlbPower Energy ka formuar një grup pune profesional të përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin e strukturave dhe instalimin e paneleve fotovoltaike.
Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. Inxhinierët e AlbPower janë të çertifikuar për këtë shërbim nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të inverterave.
AlbPower Energy kryen pastrime profesionale të paneleve fotovoltaike me pajisje të specializuara për këtë funksion, të cilat nuk e dëmtojnë xhamin e paneleve diellore. Gjithashtu kryen kontrolle teknike të impianteve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve diellore me dron me kamera termike për probleme të mundshme dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme.